|
Përmirësimi i jetës së klientëve anembar botës ka të bëjë me më shumë se prodhime të mira. Ajo ka të bëjë me përgjegjsitë kolektive nëpërmjet kontributave pozitive për kualitetin e mjedisit jetësor dhe bashkësive në të cilat jetojmë dhe veprojmë nëpërmjet biznesin tonë.
Kur themelohet një korpotatë, shoqëria ka të drejtë ta nxit suksesin dhe jetëgjatësine e tij. Si rezultat, ne besojmë se një korporatë ka përgjegjsi të caktuara ndaj shoqërisë - ndaj entiteteve qeveritare që e autorizojnë themelimin e tij, të punësuarve tonë, aksionarët tonë, klientëve tonë, dhe bashkësive dhe shteteve ku ne veprojmë.
Ne besojmë se përgjegjsia jonë më e rëndësishme vjen nga vetë qëllimi i korporatës - të krijuar dhe të ndërtuar një biznes. Kur ne jemi të suksesshëm, ne jo vetëm se sigurojmë rezultate për aksionarët tonë, por gjithshtu, në mënyrë të barabartë, ne sigurojmë punësim dhe të ardhura afatgjatë për të punësuarit tonë, dhe për bizneset të cilat ne i zhvillojmë dhe të cilat më tutje zhvillohen për të na ndihmuar. Arritja e përgjegjsisë primare është jashtzakonisht e rëndësishme pasi që ne bëjmë plasmanin e pastaj edhe fillon zhvillimi i biznesit tonë në shtetet që janë në zhvillim dhe ato shtete që më parë ishin prapa Perdes së Hekurit, ekonomitë e së cilëve pësuan ndryshime fundamentale. Çdo ndërmarrje është e kufizuar në përpiqjet e saja për ti ndihmuar këto ndryshime fundamentale që janë të nevojshme për ta përmirësuar pozitën në të cilën gjendet një shoqëri, mirëpo ne jemi të bindur se mundemi ta japim një kontribut duke shërbyer sikur një model dhe synim për të tjerët të përpiqen ta mbrijnë. Në fakt, vetë prezenca e një ndërmarrjeje të sukseshme amerikane ndihmon që të edukohen njerëzit dhe qeveria rreth përfitimeve nga një sistem i lirë dhe demokratik.
Përgjegjsitë tona për krijim të një biznesit të suksesshëm ka të bëjë edhe me përgjegjsitë tona për t'iu përmbajtur ligjeve dhe rregullave të shteteve dhe bashkësive në të cilat ne e bëjmë këtë biznes. Këtë e praktikojmë kudo që të veprojmë. Në fakt, ne ndonjëhere edhe e tejkalojmë ate që ligji e kërkon nga ne në pikëpamje të trajtimit të të punësuarve tonë, ambientit jetësor dhe bashkësive ku ne jetojmë. Kur ne vërejmë gjëra që duhen ndryshuar, ne punojmë në kuadër të kornizës së sistemit të ligjeve që janë të miratuara dhe rregullave të qeverive që janë në pushtet. Ne jemi një korporatë amerikane, dhe për shkak të kësaj, kur kemi të bëjmë me marrëdhenie me qeveri jashta SH.B.A., ne zakonisht marrim shembuj nga politika dhe sjellja e qeverisë së SH.B.A ndaj shteteve të tjera.

|