Go to P&G
Site Search
Brand Site Links
P&G Worldwide
Rreth P&G
 
Thursday, September 09, 2010

Projekte Arsimore

P&G beson që arsimimi paraqet thelbin e zhvillimit dhe përparimit të një shteti. Andaj ndërmarrja merr pjesë në një varg projektesh të cilat japin ndihmë arsimimit në disa shtete në Ballkan.

- Vajza të Reja. Projekti arsimor i cili sponzorohet nga ana e Always bën targetimin e vajzave të reja në moshën rreth 12-13 deri në 15-18 vjeçare. Projekti bën targetimin efikas në lëmij që kanë të bëjnë me një ndër periudhat më të rëndësishme në jetën e një vajze të re. Duke i përfshier 90% të vajzave në ato grupe sipas moshës, të cilat jetojnë në vende urbane, projekti është shumë i suksesshëm në pikëpamje të implementimit të shprehive për higjienë të shëndoshë për vajzat e reja. Gjatë projektit atyre iu shpjegohen ndryshimet që ndodhin me trupat e tyre, që janë edhe parime kryesore për një jetë të shëndoshë, dhe informata për një mbrojtje efikase gjatë periudhave të rënda të muajit. Këto ligjarata ilustrohen me anë të materiale sikur që janë broshurat dhe fletushkat - të dizajnuara nga specialistë dhe të testuara në disa shtete në Evropë.

- Nëna . Projekti arsimor që i targeton nënat e reja, i organizuar dhe i financuar nga ana e Pampers, bën përdorimin e materialeve arsimor dhe merr mostra nga prodhimet. Në spital dhe kur bebeja është 3 muajsh, nënave iu jipen broshura me këshillë rreth asaj se si duhet ato të kujdesen për beben e tyre. Duke filluar nga viti 2004 Pampers gjithashtu ndihmoi në implementimin e projektit "Shkolla për nënat në maternitete" kurse 20 maternitete nga Rumania veç e zhvillojnë këtë projekt.

- Projekti P&G 2000 . Për ta festuar mileniumin e ri P&G organizoi projektin P&G 2000. Projekti P&G 2000 pajisi 160 shkolla në Rumani me laboratori për informatikë. Për ta financuar projektin, Procter & Gamble ndau 3% nga shitjet e prodhimeve të saja.

- Projekti P&G Mësoni ta ndryshoni botën. Synimet e Projektit Arsimor CIVIC "Mësoni ta ndryshoni botën!" është edukimi i fëmijëve që të jenë qytetar të sjellshëm, që të marrin pjesë në krijimin e ndryshimeve në jetën e bashkësisë dhe të furnizojnë me një ndjenjë pozitive dhe afatgjate për tu kujdesur për nevojat e bashkësisë. I kushtuar fëmijëve të moshës 13-14, projekti përbëhet nga dy pjesë - faza e parë paraqet teorinë gjatë cilës fëmijët mësojnë për edukatën qyterare dhe si ta udhëheqin një projekt. Faza e dytë, e ndihmuar financiarisht nga ana e P&G, është fazë praktike gjatë së cilës fëmijët bëjnë implementimin e projektëve që kanë të bëjnë me përfitimet e bashkësisë. Të punësuarit e P&G marrin pjesë në projektin, sikur vullnetarë, duke vepruar sikur këshilltarë për fëmijët rreth asaj se si duhet të bëhet identifikimi i një nevoje në bashkësi, zhvillimi dhe implementimi i projekteve. Projekti filloi në 2002 dhe në 2004 ne e implementuam atë në 2 qytete të tjera në Rumani.

Kontribute

P&G bën kontribute, kryesisht me prodhime, në disa Jetimore anemban Ballkanit.

 

Top
 
Touching lives, improving life. P&G
privacy statement   legal terms and conditions   P&G links
   © 2004 The Procter & Gamble Co.