Go to P&G
Site Search
Brand Site Links
P&G Worldwide
Rreth P&G
 
 
Thursday, September 09, 2010
1837 - 1890 Vitet e Partneritetit

Viti 1837 ishte një vit mjaft i vështir për fillmin e ndonjë tregtie. Megjithese Cincinnati ishte noë treg i stabilizuar, kombi ishte i paralizuar prej panikut financiar. Me qindra banka në të gjithë vëendin u mbyllën. Egzistonte një shqetësim i përgjithshëm për çka i takon falimentimit të shba. Megjithatë, P&G themeluan kompanijë e tyre të re, duke qënë të preokupar më shumë se si të konkurojne me 14 prodhuesit e tjerë të sapunit dhe të qirinjue, se sa me panikun financiar që kishte mbërthyer të gjithë vëndin. Qetesia e tyre në mes kësaj fortune ekonomike reflektoj vizionin e tyre mbi trajtimin e biznesit - trajtim ky që u bë emblematik për kompanijë P&G ne vitet 1850, për shëmbull, dhe si pasojë e llafeve që qarkullonin për një luptë civile të mundshme në SHBA, ata ndërtuan një fabrikë të re, e cila do ta mbante biznesin e tyre në një nivel të lartë. Më vonë, ata aplikuan një nga të parat programe partneriteti dhe ishin ndërmjet të parave Industri Amerikane të cilat investuan në laboratore kërkimesh shkencore. Deri në 1890, partneriati ndërmjet Procter dhe Gamble u konkretizua në një korporatë shume-milionë dollarëshe. Dhe megjithatë, P&G shikonte drejt të ardhmes.

1837 As William Procter as James Gamble kurrë nuk menduan të vendosen në Cincinnati. Megjithatë qyteti ishte një qendër e ngarkuar tregtie dhe industrie në vitet e para të shekullit të 19, Williami, i emigruar nga Anglia, dhe James, ardhur nga Irlanda, i ishin drejtuar perëndimit. Përveç qëllimeve të tyre, ndonëse të dy së bashku udhëtuan për në Queen City of the West - ku Williami u përkujdes për gruan e tij të sëmurë Martha, e cila vdiq më pas, ndërsa James kërkoi kujdesje mjekësore për veten e tij. William Procter shpejt vendosi bëhej prodhues qirinjsh. James Gamble filloi të punonte si çirak tek një prodhues sapunash. Të dy mundet nuk do të ishin takuar asnjëhere, nëse nuk do të martoheshin me dy motra, Olivia dhe Elizabeta Norris, babai i të cilave i bindi të dy dhënurat e tij të rinj, që ti bëheshin partner biznesi. Në vitin 1837, si rezultat i sugjerimit të Alexandër Norris, lindi një ndërmarrje e re dhe guximshme: Procter & Gamble. Më 12 Prill 1837, William Procter dhe James Gamble filluan prodhimin dhe shitjen e sapunave dhe qirinjve të tyre. Më 22 Gusht ata formalizuan marrëdhënien e biznesit noërmjet tyre me një kapital prej 3,596.47 $. Marrëveshja e lidhjes formale të partneritetit u nënshkrua më 31 Tetor 1837.

1850 "Hena" dhe "Yjet" filluan të shfaqen më 1850 si stema jo zyrtare e P&G. "Duart sëbashku" ishin të përdorura si simbol i shquar për kutiat e kirinjve "Star Candles". Në 1860, "Hena" dhe "Yjet" u shfaqën në të gjitha prodhimet dhe korrespondencën e kompanisë. Në të njëjtën kohë me etikimin e linjës së prodihmit të kompanise, qirinjtë, pësuan rënie në shitje me shpikjen e llampa elektrike. Kompania ndaloi prodhimin e qirinjve më 1920.

1859 22 vjet pas formimit të partneritetit, shitjet e P&G arritën në 1 milion USD. Kompania kishte në atë moment të punësuar 80 persona.

1862 Gjatë luftës Civile, P&G kishte përfituar kontrata të ndryshme për furnizimin me sapunë dhe qirinj për Ushtritë e Unionit. Këto kërkesa bënë që fabrika të punonte ditë dhe natë, duke kontribuar kështu në krijimin e reputacionit të kompanise athëre kur ushtarët ktheheshin në shtëpitë e tyre me produktet e P&G.

1879 James Norris Gamble, djali i themeluesit dhe nje kimist i shquar, krijoj një sapun të bardhë, të lirë, të njëllojtë me sapunët e cilësisë së larte nga importi. Frymëzimi për emrin e sapunit - IVORY - erdhi nga Harley Procter, djali i themeluesit, kur ai lexoi fjalët "jashtë nga pallatet e fildishta (ivory)" në Bibël një të djelë në kishë. Emri i përputhet në mënyrë perfekte pastërtisë së sapunit të bardhë, butësisë dhe cilësive afatgjata të tij.

1882 Harley Procter bindi partnerët të shpenzojnë për herë të parë $11,000 për të reklamuar sapunin IVORY për herë të parë në shkallë kombëtare. Pastërtia e sapunit IVORY dhe aftësia shkumuese e tij, si fillim u reklamua për herë të parë në të gjithë vendin në gazetën javore "Independent".

1886 Prodhimi filloi në fabrikën IVORYDALE. IVORYDALE u vendos në Central Avenue, e cila u dëmtua rëndë nga zjarri në 1884. Skicuar nga arkitekti i njohur industrial Solon Beman, kompleksi përmbledh të rejat e fundit teknologjike me një mjedis pune të këndshëm për të punësuarit - një trajtim më i avancuar për atë kohë.

1887 Për të qetësuar fortunën e krijuar në pradhët e forcës punetore lokale dhe asaj nacionale, P&G vuri në jetë një program mjaft revolucionar për atë kohë, pjesmarjen ne fitim të punëtorëve të fabrikës. Ky program vullnetar, i ideuar nga William Cooper Procter, nipi i themeluesit, u dha punonjësve një pjesë të fitimit të Kompanisë. William Cooper Procter dëshiroi këtë program për të ndihmuar punonjësit të kuptonin rolin e tyre jetësor në suksesin e Kompanisë.

1890 William Alexander Procter u bë drejutesi i Kompanisë.

Top

 
Touching lives, improving life. P&G
privacy statement   legal terms and conditions   P&G links
   © 2004 The Procter & Gamble Co.