|
Deri në 1890, P&G kishte shitur më shumë se 30 tipe të ndryshme sapunësh, duke përfshirë edhe IVORY. Të shtyrë nga reklama, duke përfshirë reklamat e printuara me ngjyra në revistat kombëtare, kërkesa e konsumatorëve për sapunët P&G vazhdoi të rritej më tej. Për t'ju përgjigjur kësaj kërkese gjithmonë e në rritje, Kompania filloi shtrirjen e aktivitetit jashtë Cincinnatit, të vendosur në Kansas City, Kansas, dhe jashtë USA me një fabrikë në Ontario, Kanada. Çdo fabrikë që hapej shpejt bëhej shkas për hapjen e një fabrike tjetër. Laboratori i saj i kërkimeve ishte po aq i ngarkuar sa dhe fabrikat. Produktet e reja të shpikura u shfaqën njëra pas tjetrës - Ivory Flakes një sapun në formë petashuq për larjen e rrobave dhe eneve
Chipso sapuni i parë për makinat larëse. Dreft detergjeni i parë sintetik shtëpiak... dhe Crisco, i pari vaj gatimi payndynë, i cili ndryshoi mënyrën amerikane të gatimit. Më e rëndësishme është që këto inovacione po çonin në një kërkim dhe zhvillim më të detajuar. Ato u bazuan në njohjen e thellë të nevojave të konsumatorëve, të grumbulluara nëpërmjet eksperimentimit të kërkimit të tregut nga P&G. Dhe tregtimi i prodhimeve u bë, gjithashtu, nëpërmjet teknikash novatore, duke persfshire këtu emisionet radiofonike, dhenia e mostrave falas si dhe çmime promocionale. Nga viti 1945, P&G arriti të bëhej një kompani me afërsisht 350 milionë USD. Produktet e saj ishin tepër të njohura në USA dhe Kanada - dhe Kompania ndërmori hapin e saj të parë drejt zhvillimit të biznesit përtej detit duke blerë kompaninë Thomas Hedly & Co. Ltd, në Angli. Pas 108 vjetësh zhvillimi, P&G u pozicionua me një rritje të jashtëzakonshme.

1890 Mbasi kompania funksionoj 53 vjet në rregjim partneriteti,
partnerët vendosën për rritjen e kapitalit shtesë për zgjerim aktiviteti. William Alexander Procter, djali i themeluesit, u emërua presidenti i parë, i P&G, ngriti një laborator analitik në IVORYDALE për studimin dhe përmirësimin e procesit të prodhimit të sapunave. Ai ishte një nga të parët laboratorë kërkimesh shkencore të prodhimit në industrinë Amerikane.

1896 Reklama e parë e P&G e printuar me ngjyra - një reklamë për IVORY - u shfaq në revistën COSMOPOLIAN, të përfoqsuar prej "IVORY LADY".

1904 Për të plotësuar kërkesën gjithnjë e në rritje në tregjet kombëtare P&G filloi për herë të parë ndërtimet jashtë Cinnicatit. Kjo rriti kapacitetin dhe përmirësoi shpërndarjen e produkteve tek konsumatori.

1907 William Cooper Procter u bë Kreu i kompanisë pas vdekjes së babait të tij William Alexander Procter.
1911 P&G prezantoi Crisco, të parin vaj vegjetal pa yndyrë.
Crisco siguroi një alternativë të shëndetshme të gatimit me yndyrën e kafshëve dhe ky ishte më ekonomik se gjalpi.

1915 Kompania ndërtoj fabrikën e parë të saj, jashtë SHBA,
në Kanada. Me 45 punonjës, fabrika prodhoi sapunin Ivory dhe vajin Crisco.
1917-1918 U krijua departamenti i prodhimeve kimike (The chemicals division) për finalizimin e procedurave te kërkimeve shkencorë dhe për zhvillimin e prodhimeve te reja. Kompania filloi të rekrutojë në mënyrë aktive kërkues të rinj shkencorë.
1919 William Cooper Procter vazhdoi përpjekjet e tij për institucionalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kompanisë dhe punonjësve të saj. Artikujt në lidhje me inkorporimin, u shqyrtuan përsëri, për të përfshirë direktivën sipas të cilës "interesat e Kompanisë dhe punonjësit e saj janë dy gjëra të pandashme".
1919-1920 Blerjet sezonale të prodhimeve të P&G në tregjet me shumicë çuan në nevojat prodhuese të çekuilibruara dhe shkurtimet nga puna në IVORYDALE. Si pasojë, P&G shpalli një plan për të shitur drejtpërdrejt tek shitësit me pakicë dhe punësoi 450 shitës. Ky ndryshim stabilizoi prodhimin, reduktoi shkarkimin e punonjësve, dhe ndryshoi mënyrën e veprimit të tregtisë me shumicë.
1923 Crisco sponsorizoi programet "si të gatuajmë" në rjetin e radiove, duke e pozicionuar P&G si një ndërnovatorët e metodave të reklamave.
1924 U krijua një departament kërkimi shkencor për tregun më qëllim studimin e preferencave të konsumatorëve dhe zakoneve të blerjes - një nga të parat organizata të këtij lloji në histori.
1926 Si pasojë e rritjes së popullaritetit të sapunëve të parfumuar, P&G prezantoi Camay.
1930 P&G themeloi një filialë të kompanisë përtej detit, me blerjen e Thomas Hedley & Sons Co. Ltd., në Angli. Sapuni Fairy ishte një nga produktet kryesore të kompanisë Hedley.
Willian Cooper Procter i dha përgjegjësinë e drejtimit të kompanisë Richard R. Deupree.

1931 Sistemi i menaxhimit të markës P&G filloi të merrte formë në fund të vitit 1920. Në 1931, Neil McElroy, menaxheri i departamentit të promocionit për kompaninë, krijoi një organizatë marketingu të bazuar në markat konkuruese, që drejtoheshin nga njerëz të përkushtuar. Sistemi siguroi strategji më të specializuara marketing për çdo markë dhe kështu lindi sistemi i menaxhimit të markave Procter & Gamble.

1933 "Ma Perkins", një program serial në radio i sposorizuar nga sapuni pluhur Oxydol i P&G, transmetohej në të gjithë vendin. Popullariteti tij bëri që markat e P&G të sponzorizojnë shumë programe të reja radiosh. Dëgjuesit e rregullt u bënë blerësit besnikë të markëve P&G në treg.
U prezantua Dreft, detergjenti i parë sintetik, i prodhuar për përdorim shtëpiak. Zbulimi i teknologjisë së këtij detergjenti hodhi bazat për një revolucion në teknologjinë e prodhimeve të pastrimit.
1934 Willian Cooper Procter vdiq. Ai ishte anëtari i fundit i dy familjeve themeluese i cili zhvillaj kompaninë. Kompania hyri në biznesin e kujdesit për flokët me Drene, e e parishampo bazuar në detergjentë në përbërjen e saj.
1935 Kompania zgjeroi prezencën e saj ndërkombëtare me blerjen e Philippine Manufacturing Company - operacioni i pari i
kompanisë në Lindjen e Largët.
1937 P&G festoi 100 vjetorin e krijimit të saj. Shitjet arritën në $230 milionë.
1939 Tamam pas pesë muajsh të shfaqjes të televizorit në USA, P&G transmetoi të parën reklamë të saj (për sapunin Ivory) gjatë të parit transmetim televiziv të ligës së parë të baseballit.
1943 Kompania krijoi divisionin e saj të parë - Divisionin e produkteve farmaceutike (the Drug Products Division) - për të shitur linjën e zgjeruar të produkteve të tualetit, e cila ishte në zhvillim e sipëci.
Top
|