|
Në 1946, P&G prezantoi Tide, prodhimi i ri më i rëndësishëm pas Ivory. Tide ishte padyshim superior ndaj prodhimeve të tjera në treg, dhe shpejt ai u kthye në një sukses shumë të madh - kaq të suksesshëm saqë ai në fakt ndihmoi në rritjen e shpejtë të kompanisë, jo vetëm në linjat e reja të produktit, por gjithashtu edhe në tregjet e reja në botë. Në vitet që pasuan hyrjen e Tide në treg, P&G vuri logon e saj në disa biznese të reja. Crest, e para pastë dhëmbësh me flor u bë lider i tregut, nën fuqinë e miratimit pa precedent të Shoqërisë Dentare Amerikane. Teknologjia e kompanisë e prodhimit të celulozës, krijaj mundësite e zhvillimit te saj në biznesin e letrës higjenike dhe të poshqirëve prej letre. Dhe në fakt P&G nxori në treg kategorinë e pelenave për fëmijë me një përdorim, me prezantimin e Pampers në 1961. Kompania gjithashtu fuqizoi bizneset e saj ekzistuese, duke u shtrirë në kategoritë e reja të ushqimeve dhe të pijeve - dallojmë këtu blerjen e kafesë Folger në 1963, dhe duke rritur reputacionin në larjen e rrobave me Downy, ballsamin e parë të rrabavej. Megjithatë më e rëndësishme ishte përqëndrimi i kompanisë në bizneset ndërkombëtare. E bindur se sukseset e saj në tregje të reja gjeografike kërkonin veprime në plan lokal, P&G filloi të ndërtojë biznese, së pari në Meksikë, pastaj në Europë dhe Japoni. Deri në 1980, P&G bënte biznes në 23 shtete në botës, me shitje afërsisht në $11 miliardë dhe me fitime 35 herë më të mëdha sesa në 1945.

1946 U prezantua Tide, "mrekullia larëse". Tide përfaqëson një formulë të re që pastronte më mirë se çdo detergjent ekzistues në treg. Performancat e saj superiore me një çmim të arsyeshëm e bënë Tide produktin larës kryesor të vendit deri në 1950. Biznesi i P&G në fushër e kujdesit ndaj shëndetit dhe atij personal u rrit me prezantimin e shampos Prell në 1946.

1948 Neil H.McElroy pranoi udhëheqjen e P&G. P&G filloi të veprojë në Meksikë - dega e parë e kompanisë në Amerikën Latine. P&G themeloi një Division përtej (Overseas Division) detit për të menaxhuar biznesin ndërkombëtar të kompanisë që po rritej.

1952 Një qëndër e re shkencare, Miami Valley Laboratories (MVL), u lvap në Cincinnati. MVL ishte qëndra e parë shkencare e kompanisë i dedikuar vetëm për kërkime, shkencare fundamental.
1954 Kompania filloi operacionet në kontinentin e Europës duke marrë me qera një fabrikë të vogël në Marseje, Francë, nga kompania Fournier-Ferrier, një prodhues detergjentësh.
1955 U prezantua Crest, e para pastë dhëmbësh me flor e testuar klinikisht, që lufton kavitetet. P&G nxori planet e saj për të formuar divisione vepruese individuale për të menaxhuar më mirë linjat në rritje të produktit. Kjo ndarje gjithashtu krijoi organizime të ndara të linjave dhe stafit.

1956 Filloj ndërtimi i selisë së re qëndrare (General Offices) të P&G në qënder të Cincinnatit, gjë që tregante për vazhdimësinë e angazhimeve të kompanisë.

1957 P&G filloi biznesin e prodhimeve të letrës së konsumit me blerjen e Charmin Paper Mills, një prodhues rajonal i letrave të tualetit, peshqirëve dhe pecetave.
Haward J.Morgens mori drejtimin e kompanisë kur Neil McElroy u largua për të shërbyer si Sekretar i Mbrojtjes së SHBA.
1960 Shitjet e Crest u rritën shumë kur Shoqëria Dentare Amerikane (American Dental Association) e njohu si "Pastë dhëmbësh që parandalon kavitetet".
P&G GmbH hapi zyrën e saj të parë në Frankfurt, Gjermani, me 15 punonjës. Tre vjet më vonë, fabrika e parë e saj gjermane në Worms filloi prodhimin e pluhurit pastrues Fairy dhe detergjentit larës Dash.
Kompania prezantoi Downy të lëngshëm, të parin balsam për rroba.
1961 Pampers filluan testimin e tregut në Peoria, Illinois. Megjithëse testimi i parë ishte i pasuksesshëm, ai çoi në një përmirësim të produktit Pampers me një kosto të ulët që në fakt zëvendësoi pelenat prej cope si mënyra më e mirë për të ndërruar fëmijët.
Biznesi i kompanisë për Lindjen e Mesme u themelua në Arabinë Saudite.

1963 P&G filloi biznesin e kafesë me blerjen e Kafesë Folgers (Folgers Coffee).
U hap në Bruksel Qendra Teknike Europiane (European Technical Center) për t'u shërbyer degëve të kompanisë për Tregun e Përbashkët.
1972 Kërkuesit shkencare të kompanisë zbuluan si të kombinojnë agjentët zbutës me një fletë të pathurrur për të zbutur rrobat në makinën tharëse. Rezultati ishte Bounce, i cili shpejt u bë ballsami për rroba më i shitur pas Downy.

1973 Kompania filloi të prodhojë dhe të shesë produkte P&G në Japoni nëpërmjet blerjes së Kompanisë Nippon Sunhome. Kompania e re u quajt Procter & Gamble Sunhome Co. Ltd.
1974 Ed Harness u zgjodh në krye të kompanisë.

1978 U prezantua Didronel - nje kurim për sindromin "Paget", i cili ishte një nga produktet e para farmaceutike të kompanisë.
Top
|