Go to P&G
Site Search
Brand Site Links
P&G Worldwide
Rreth P&G
 
 
Saturday, February 04, 2012
1980 – 1996 Një kompani globale

Në 1980, ndërsa po i afrohej 150 vjetorit të tij, P&G u karakterizua nga rritja më e vrullshme në historinë e tij. Kompania që filloi si një partneritet i vogël në Midwest u shndërrua në një nga korporatat shumëkombëshe më të mëdha të Amerikës. Kjo periudhë u karakterizua nga dy ndryshime të rëndësishme. Së pari, kompania u zhvillna si një faktor i ri i rëndësishëm në kujdesin për shëndetin me marrjen e Norwich Eaton Pharmaceuticals në vitin 1982, Richardson-Vics në vitin 1985-dhe në kozmetikë dhe aromatizues-me marrjen e Noxell, Max Factor dhe Ellen Betrix në fund të '80 dhe në fillim të '90. Gjithashtu këto arritje nxitën planet e globalizimit të kompanisë. Në veçanti Richardson-Vick dhe Max Factor, zgjeruan së tepërmi prezencën ndërkombëtare të P&G. Duke shfrytëzuar fuqitë e saj të reja globale, kompania krijoi një rjet botëror të kërkimeve shkencore dhe zhvillimi, me qëndra kërkimi shkencore në U.S., Europë, Japoni, dhe Amerikë Latine, dhe arriti pozicion e liderit për Pampers, Always/Whisper, Pantene Pro-V, Tide, Ariel, Crest, Vicks dhe Oil of Olay-prodhime që janë bërë me të vërtetë marka botërore. Me kalimin e viteve, novacionet e P&G kanë bërë që Tide të mbetet një kategori lider dhe marka më e gjërë e P&G. Sot, P&G është me të vërtetë një korporatë globale. Që nga viti 1980, kompania ka katërfishuar numrin e konsumatorëve që mund t'u shërbejë me markat e saj-afërsisht pesë miliard njerëz në mbarë botën. Tashmë P&G vepron në më shumë se 70 vënde dhe produktet e tij shiten në më shumë se 140 vënde, duke e bërë P&G një nga kompanitë më të mëdha dhe më të suksesshme në botë për mallra konsumi. P&G është gjithashtu një forcë e rëndësishme për rritjen ekonomike dhe mirëqënien në mbarë botën, nëpërmjet punësimit të më shumë se 100.000 njerëzve.

1980 Shitjet arritën 10 miliard US$.

1981 John G.Smale u bë kreu i kompanisë Procter & Gamble.

1982 P&G rriti gamën e tij në biznesit në fushën e kujdesit shëndetsor prodhimet farmaceutike me ose pa recatë, nëpërmjet blerjes së kompanisë farmaceutike Norwich Eaton Pharmaceuticals.

1983 Kompania prezantoi një prodhim të jashtëzakonshëm mbrojtjeje për femrat, Always/Whisper, që u bë markë lider në botë, në kategorinë e saj deri në vitih 1985.

1984 U prezantua Liquid Tide. Kjo përfaqësonte rezultatet e një zhvillimi global me zbutësit e prodhuar në Japoni, aromatizuesit në Europë dhe paketimin në Shtetet e Bashkuara.

1985 P&G inaguraj ndërtesën General Offices Tower, zyrat qëndrore të aktivitetit botëror të Procter&Gamble, në Cincinnati, Ohio.
Kompania zgjeroi në mënyrë të dukshme biznesin në plan botëror me prodhimet farmaceutike pa recetë, si dhe me prodhime për kujdesin personal të shëndetit me blerjen e kompanisë Richardson-Vicks, pronarë të të prodhimit Vicks për kujdesin e kontrollit të frymëmarjes si dhe linjave të prodhiveme Oil of Olaz.

1986 Kompania zhvilloi një teknologji të re që u bënte të mundur konsumatorëve të lanin dhe të zbusnin flokët e tyre duke përdorur vetëm një produkt. Shampoja Pert Plus/Rejoice u bë shumë shpejt një nga markat kryesore të shampove në të gjithë botën.
U prezantuan Ultra Pampers dhe Luvs Super Baby Pants - me teknologjinë e re dhe efektive që i bënte pelenat më të holla.

1987 P&G festoi 150 vjetorin e saj. Kompania radhitet në vendin e dytë për vjetërsi ndërmjet 50 kompanive më të më mëdhe në top Fortune me 500 kompani.
Kompania rriti prezencën e saj në kategorinë e kujdesit për shëndetin në Europë, me marrjen e linjës së prodhimeve Blendax, duke përfshirë Blend-a-med dhe pastat e dhëmbëve Blendax. Kjo ishte blerja më e madhe ndërkombëtare në historinë e kompanisë.
P&G shpalli disa ndryshime të rëndësishme organizative me ristrukturimin e kategorive të manaxhimit dhe sistemit të ofertës të prodhimit që integronin blerjen, përpunimin, inxhinieringun dhe shpërndarjen.

1988 Kompania shpalli një sipërmarrje të përbashkët për të prodhuar produktet e saj në Kinë. Kjo ishte ndërmarrja e parë e kompanisë në tregun e konsumit të gjerë botëror.
Rimbushja e paketimeve për prodhime të lëngshme u prezantua në Gjermani me prodhimet e lëngshme të ballsamit për rrobe Lenor. Ato u njohën si një inovacion domethënës duke reduktuar humbjet në paketim në më shumë se 85%. Shitësit me pakicë të Gjermanisë e quajtën rimbushjen e paketimit të ballsameve Lenor si shpikja e vitit.

1989 Kompania hyri në tregun e prodhimeve kozmetike dhe të parfumeve me blerjen e Noxell me prodhimet e tij Cover Girl, Noxzema dhe Clarion.

1990 Edwin L.Artz u emërua lideri i Kompanisë.
Kompania e shtriu prezencën e saj në tregun e prodhimeve të kujdesit personal për meshkuj, me blerjen e linjës së produkteve Shulton's Old Spice. Ngo Shultoni Spic dhe Span Pin u paketuan në paketim të kthyeshëm plastik. Ky ishte paketimi i parë i kompanisë 100% me paketim të kthyeshëm plastik dhe fitoi vendin e parë në Konkursin Ndërkombëtar Du Pont të Paketimit (Du Pont Packaging Awards).
Shumica e markave të detergjentëve u riformuluan në mënyrë që të përputheshin me teknologjinë e P&G. Duke u paraqitur në fillim në Japoni me markat Cheer dhe Ariel, teknologjia u zgjerua brenda një viti me 36 marka në 20 vende të ndryshme.

1991 Blerja e shoqërive Max Factor dhe Betrix e rriti prezencën e kompanisë në kompanisë në botë në segmentet e prodhimeve kozmetike dhe të parfumeve.
Kompania paraqiti logo dhe iniciale të reja për të siguruar një paraqitje globale bashkëkohore dhe më domethënëse.
P&G hapi veprimtarinë e parë në Europën Lindore me blerjen e kompanisë Rakona në Çekosllovaki. Brenda vitit u vijua me biznese të reja në vendet e Europës Lindore si në Hungari, Poloni dhe Rusi.

   

1992 P&G morin Medaljen e artë të Qendrës Botërore të Mjedisit, të dhënë për arritje të korporatave ndërkombëtare në fushën e mjedisit.
U prezantua Pantene Pro-V. Megjithëse në momentin e blerjes të kompanisë Richardson-Vicks, në 1985, përfaqsonte vetën një pjesë të vogël të saj, Pantene u bë shampoja më dinamike në botë.

1993 Kompania kaloi cakun e shitjeve mbi 30 miliardë USD. Për herë të parë në historinë e kompanisë, më shumë se 50% e shitjeve u realizuan jashtë Amerikës.
Kompania lëshoi një program madhor për përmirësimin e efektivitetit organizativ dhe për të siguruar që kostoja e kompanisë të mbetej konkuruese në tregun ndërkombëtar. Kjo ishte sipërmarrja më e madhe në historinë e Kompanisë. Si rezultat P&G ishte e aftë të zbatonte idetë e saj për një tregtim sa më të shpejtë dhe me kosto sa më efiçente si asnjëherë më parë, duke i furnizuar konsumatorëve prodhime me vlera të përmirsuar.
Qendra Japoneze (The Japan Headquarters) dhe Qendra Teknike (Technical Center) u hapën në ishullin Rokko ne qytetin Kobe, Japoni. Kompleksi konsolidoi adminiotratën qendrare si dhe operacionet e zhvillimit të prodhimit.

1994 P&G hyri në tregun e e prodhimeve të letrës me blerjen e kompanisë gjermane VP Schickendanz.
P&G shtoi Giogio Beverly Hills në biznesin e saj me parfume. Të tjera biznese me parfume perfshinë Red dhe Wings.
Kompania rihyri në tregun e Afrikës së Jugut duke ndjekur heqjen e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj investimeve në Afrikën e Jugut. P&G dyfishoi biznesin e saj gjatë vitit të parë.
Departamenti i Punës i Shteteve të Bashkuara i akordoi kompanisë P&G çmimin OPPORTUNITY 2000, i cili i jepet çdo vit një kompanie e cila realizon mundësi të njëjta punësimi për të gjithë dhe krijon një fuqi punëtore heterogjene. P&G u dallua për veprimet e veta të shumëllojshme, të kuptueshme si dhe programet e zbatuara te zhvillimit.

1995 John E.Pepper u zgjodh për të drejtuar kompaninë si kryetari dhe shefi ekzekutiv (Chairman and Chief Executive) i nëntë i P&G kurse Durk I. Jager shefi i parë i operimit.
P&G kaloi nga manaxhimi i biznesit në dy njësi gjeografike, ajo amerikane dhe nderkombëtare, në manaxhimin përmes katër rajoneve -Amerika e Veriut, Amerika Latine, Azi dhe Evrope/Lindje e Mesme/Afrikë. Të gjitha rajonet i raportojnë vetëm një administratori, i cili është Chief Operating Oficier. Struktura e re bazdet në koordinimin strategjik më të madh, duke ndihmuar P&G të konkurojë në mënyrë efiçente si një kompani universale. P&G gjithashtu hapi një Qendër të Kërkimeve të Kujdesit Shëndetësor (Health Care Research Center) në Cincicnati e cila shërben si qendër botërare për biznesin e kompanisë në fushën mjeksore. Qendra e Kërkimeve të Kujdesit Shëndetësor ishte destinuar për të nxitur novatorizmin dhe efikasitet më të shpejtë në nxjerrjen e produkteve të reja farmaceutike, për tregtimin më të shpejtë duke konsoliduar punën e sektorëve të ndryshëm nën të njëjtën shoqëri. Duke ndjekur heqjen e sanksioneve amerikane ndaj Vietnamit, P&G krijoi një shoqëri të përbashkët me kompaninë Phuong Dong për të ndërtuar një kompleks prodhimi në provincën e Song Be në afërsi të qytetit të Ho Shin Minit.
P&G u dekorua me Medaljen Kombëtare të Teknologjisë (National Medal of Technology), medalja më e lartë në SHBA që jepet për arritje në teknologji për krijimin, zhvillimin dhe zbatimin e teknologjisë të përparuar në në fushën e prodhimeve të konsumit, të cilet konë kontribuar në përmirësimin e cilesisë të jetës së miliardave konsumatorë në të gjithë botën.

   

1996 Administrata amerikane për ushqim dhe Ilaçe dha miratimin (U.S. Food and Drug Administration) për përdorimin Olestrës në snack-ët e kripur dhe krakers. Olestra e tregtuar me emrin e markës Olean, është një yndyrë zëvendësuese pa kalori që ka shijen e vërtetë të yndyrës pa shtuar kalori dhe yndyrna të tepërta.
Kompania vazhdoi që të shtrihet në nivel global nëpermjët blerjes së markës Amerikane të pelenave Baby Fresh-duku kompletuar më vonë biznesin global me pelena të kompanise dhe biznesin europjan shume solid me Pampers Baby Wipes - si dhe blerjen e markës së materialeve për pastrim banesash, lavan san dhe të Amerika Latine - siguran një pozite solide për P&G në këtë kategori të rëndësishme të prodhimeve të pastrimit.
P&G festoj so vjetorin e detergjentit Tide me konkursin "Fëmija më i pisët i Amerikës".

 

Top
 
Touching lives, improving life. P&G
privacy statement   legal terms and conditions   P&G links
   © 2004 The Procter & Gamble Co.