|
P&G është një lider i njohur në zhvillimin, prodhimin dhe tregtimin e prodhimeve të cilësisë së lartë për pastrim shtepijak (Fabric & Home Care), për kujdesin ndaj të sapo lindurve (Baby Care), të kujdesit femëror (Feminine Care), prodhimeve të letrës (Tissues & Towels), atyre kozmetike (Beauty Care) të ilaçeve (Health Care), si dhe prodhimeve ushqimore dhe të pijeve. P&G tregton rreth 300 marka për afërsisht 5 miliardë konsumatorë në rreth 140 vende. Në këto marka përfshihen Tide, Crest, Pantene, Tampax, Pringles, Pampers, Oil of Olay, Folger, Jif, Cover Girl, Downy, Dawn, Bounty, Charmin dhe ushqimet për kafshët IAMS. P&G është gjithashtu një forcë e madhe për rritjen ekonomike dhe mirëqënien në të gjithë botën duke punësuar afërsisht mbi 110000 persona në mbarë botën. Por ashtu si William Procter dhe James Gamble më shumë se 100 vjet më parë, edhe punonjësit e sotëm të P&G i kanë sytë tek e ardhmja. Qëllimet e P&G përfshijnë: dyfishimin e vëllimit të shitjes në 10 vjet, duke rritur pjesën e tregut në shumicën e kategorive të saj dhe shpërndarjen e fitimit total të aksionerëve që e rendit P&G për një kohë të gjatë si të tretën kompanitë të njëjtit grup. Për më tepër, qëllimi i P&G është të vazhdojë të prodhojë prodhime me një cilësi dhe vlerë të lartë dhe më kosto të ulët për gjithë konsumatorët e botës. Si rezultat, biznesi i P&G, punonjësit, aksionarët dhe komunitetet në të cilat ne jetojmë dhe punojmë do të ecin më tej.
1997 P&G e shtriu eksperiencën e saj për mbrojtjen femërore në tregun global me blerjen e markave të tamponëve, Tambrands. Marka e saj e tamponave Tampax, është lider botëror i tregut. P&G arriti të hyjë dhe të fitojë një terren të qëndrueshëm në biznesin e prodhimeve si letrës në Meksikë me blerjen e Loreta y Pena. Kjo shënoi hyrjen e parë me prodhime letre të P&G në Amerikën Latine.
P&G formoi një aleancë globale farmaceutike me Hoechst Marion Roussel për të tregtuar Actonel, rilaçin eri në bazë reçete per shërimin e kockave.
1998 Konsumatorët në të gjithë teritorin e SHBA tani kanë mundësinë të zgjedhin për të blerë patatina të skuqura me Olean, e reja e P&G, vaj gatimi pa yndyre e pa kalori. Këto patatina përfshijnë versionin pa yndyrë të patatinave të preferuara nga amerikanët duke përfshirë gjithashtu patatinat Pringles të P&G. Filloi të funksionojë fabrika e re Olean e kompanisë e cila mund të sigurojë një ofertë kombëtare të vajit të ri të gatimit.
P&G prezanton Organizatën 2005, një organizatë botërore që ka për qëllim të nxisë gjenerim më të shpejtë të ideve novatore në tregjet botërore.
P&G siguron një themel për zgjerim në të ardhmen duke investuar në produkte të reja të suksesshme. Febreze, Dryel and Swiffer janë futur dhe shtrirë në të gjithë botën në më pak se 18 muaj.
1999 Durk I. Jager, ish shefi zbatues i veprimeve, bëhet kryetar, president, shef ekzekutiv dhe drejtor i Procter&Gamble.
Kompania hyri në biznesin global të shëndetit dhe ushqimit të kafshëve duke blerë kompaninë Iams, një lider në ushqimet premium për kafshët shtëpiake.
Blerja e Recovery Engineering Inc. e lejoi P&G që të përdorë, në bazë të markës PUR, aftësitë e saj për përpunimin e ujit me anë të sistemit të filtrimit të ujit shtëpiak.
2000 A.G. Lafley bëhet president dhe shef ekzekutiv.
Procter&Gamble dhe Institutional Venture Partners krijuan reflekt.com, të parën kompani bukurie të shumanëshme, te personalizuar.
Administrata për Ushqime dhe Ilaçe e SHBA (FDA) amerikane miratoi 5 mg Actonel (tableta risedronat sodium) për trajtimin dhe parandalimin e osteoporozës gjatë menopauzës (PMO) dhe osteoporozës induktuar me glukocorticoid (GIO). Procter&Gamble, shpikësi Actonel dhe Aventis Pharmaceutical, do të tregtojnë ilaçet në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
|